Home Aktualitet Skema e trajn...

Skema e trajnimit në bujqësi, ministrja Krifca: Përfituan 2 mijë fermerë

68
0

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, thotë se rreth 1 mijë orë trajnimi janë zhvilluar me fermerët e vendit në kuadër të skemës së parë të trajnimit në bujqësi.

Në ceremoninë e ndarjes së certifikatave për fermerët dhe blegtorët, ajo tha se përballë sfidave të së ardhmes nuk mund të ecet pa rritur nivelin e dijes për fermerët, pa rritur aksesin ne teknologji e digjitalizim, pa rritur sigurinë ushqimore të produkteve të cilat i drejtohen sot më shumë se 88 tregjeve të ndryshme në botë.

“Pikërisht për të adresuar këto nevoja, diskutuam së bashku me partnerin tonë më të rëndësishëm mbi dijen Universitetin Bujqësor të Tiranës, për të ndërtuar Skemën e trajnimit në Bujqësi e cila të mund ti drejtohej si fermerëve ashtu dhe ekstensionistëve të bujqësisë.

Vumë në dispozicion të këtij procesi fonde dhe ndërtuam ekipin që përmblidhte ekspertet më të mire në fushat e bujqësisë, zooteknisë, ekonomisë bujqësore, bletarisë, blegtorisë, etj. Ky ekip udhëtoi në të gjithë Shqipërisë dhe pyeti më shumë se 1,000 fermerë dhe ekstensionistë rreth nevojave që kishin në aktivitetin e tyre të përditshëm. Përgjigjet e tyre u bënë plani i këtij programi njohurie për bujqësinë shqiptare”, deklaroi ministrja.

Në fund të vitit 2022, sipas ministres, rezultoi se janë zhvilluar më shumë se 240 ditë trajnimi për 240 specialistë ekstensionistët dhe rreth një mijë orë trajnimi me 2 mijë fermerët të shpërndarë në të gjithë vendin.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit