Sot dita e dytë e vaksinimit masiv, ministrja e Shëndetësisë: Paraqituni me kartë identiteti në çdo qendër deri në orën 20:00

Vijon sot dita e ditë e vaksinimit masiv kundër koronavirusit në vend.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, iu bën thirrje qytetarëve mbi 18 vjeç, që të paraqiten me kartë identiteti në pikën më të afërt të vaksinimit në qytetin e tij.

Postimi i Manastirliut në Facebook: 

Dita II e vaksinimit masiv +18 vjeç.
🟢 Paraqitu me kartë identiteti në pikën më të afërt të vaksinimit në qytetin tuaj. Qendrat e vaksinimit do të jenë të hapura deri në orën 20:00👍🏼
*** Mbi 950 mijë vaksinime të kryera.
#MbroShëndetin
#ShqipëriaBuzëqesh🌼

SHKARKO APP