Home Editorial SOT, TIRANA S...

SOT, TIRANA SHKROI HISTORINË E PËRBASHKIMIT SHQIPTAR

1311
0

(Ky editorial shikohet më i plotë si video ndaj kliko për ta parë)

Sot Tirana shënoi historinë e një aktiviteti gjithëkombëtar, i cili nga sot do të kthehet në traditë shqiptare.

Ishte Nju Yorku në SHBA që e kishte të vetin “Paradën e Shqiptarëve”, por ishte vetëm me shqiptarët e Amerikës. Ndërkohë Erion Veliaj vendosi ta sjellë në Tiranë, në kryeqytetin e Shqipërisë, qendra e krejt shqiptarisë në botë.

Bashkia e Tiranë organizoi në mënyrë përfekte “Paradën e Shqiptarëve”, ku kishin ardhur nga krejt trevat shqiptare , pa harruar dhe krejt bashkitë e vendit, e ku të gjithë nga sheshi “Nënë Tereza parakaluan në Bulevardin kryesor “Dëshmorët e Kombit” dhe me pas direkt e në sheshin “Skënderbej”.

Shqipëria feston sot 111-vjetorin e Pavarësisë. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.

28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për mbarë shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës. Këtë 28 Nëntor, për herë të parë në vendin tonë, u organizua “Parada e shqiptarëve”, e cila elektrizoi mbarë kombin tonë.

Me pjesëmarrjen e mijërave shqiptarëve nga të gjitha trojet, parada mblodhi mbi 150 Ansamble popullore.

Parakalimi filloi nga sheshi “Nënë Tereza”, si pika e grumbullimit, për të vijuar në drejtim të sheshit “Skënderbej”, aty ku u bë ngritja ceremoniale e flamurit. Ndërkohë që presidenti Begaj, kryeministri Rama, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit , Lindita Nikolla ishin në sheshin e Flamurit në Vlorë.

Por Tirana u bë zemra e gjithçkaje kombëtare, me muzikë e kengë shqiptare, parakaluan të gjithë; duke e kthyer Festën e Pavarësisë në një ditë të madhe, ku ndonëse moti ishte me shi e rrebesh, përsëri mijëra shqiptarë nuk donin t’ia dinin për motin e keq. Tirana e sfidoi motin, sepse ishte shpirti patriotik që i nxori njerëzit në shesh dhe skenari i jashtëzakonshëm i thurur nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Tirana sot jehonte nga muzika dhe parakalimi, ku krahas shiut që nuk pushonte, dukej se ishte patriotizmi që nuk pyeti për rrebeshin.

Erion Veliaj, pas tre vitesh do të iki nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës, por sot ai shkroi historinë, duke e sjellë festën me “Paradën e Shqiptarëve” në Tiranë.

Nga sot, në çdo 28 nentor, kryeqyteti do jetë si sot, në një parakalim në Bulevardin kryesor të Tiranës.

Kjo ishte “Parada e Shqiptarëve” e cila nga Nju Yorku erdhi në Tiranë dhe nuk ikën më si aktivitet kombëtar.

Sot ishte festa e Flamurit që u ngrit në Vlorë, por që shpirti është në Tiranë.

Erion Veliaj shkroi historinë.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit