Ministri i Sportit në Itali, Vincenzo Spadafora, duke folur për Radio Uno, komentoi rastin Ronaldo, i cili doli pozitiv me koronavirus gjatë grumbullimit me Portugalinë, por më pas u kthye në Itali me një avion privat.
“Nëse nuk do të ketë autorizime specifike nga Autoritetet, për t’u kthyer nga Portugalia, Ronaldo ka shkelur protokollin anti-Covid”, deklaroi fillimisht Sadafora.
Më tej ministri iu kthye çështjes së kthimit të publikut në stadiume, duke shpjeguar se “tani për tani ata do të qëndrojnë bosh. Rajonet kishin propozuar një 25% në krahasim me kapacitetin, por tani për tani nuk mund ta autorizojmë. Të paktën deri në muajin tjetër, sepse do të duhet të shohim se si do të shkojë ecuria e pandemisë deri në mesin e nëntorit”, përfundoi ai. /R.Lika-Koha Jone/
Discussion about this post