Home Aktualitet Spahiu: Duhet...

Spahiu: Duhet të merremi me qeverinë, jo me ”luftën” Berisha-Basha. PD është e përçarë

100
0

Ish-zv/ministri i Mbrojtjes, Ekrem Spahiu, thotë se në vend që të merremi me qeverinë, në vend po diskutohet për ”luftën” Berisha-Basha. Për të opozita është përçarë, ndërsa shton se situata do ishte ndryshe nëse Basha nuk do ta merrte individual vendimin për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar.

”Nuk është e lehtë të flasim për aleatin tonë të shumë viteve, aq më tepër për ish-kryetarin dhe kryetarin aktual, të kësaj partie, por është një fakt. Nuk është thjesht shqetësim për PD, por për opozitën demokracinë dhe shoqërinë e shtetit shqiptar.

Vjen ky moment që realisht nuk kemi qeverisje, në të gjitha drejtimet, ku gjendja ekonomike është e rëndë, siguria për jetën mungon, çmimet janë në stratosferë, krimi është rrugës. Në vend që të merremi me qeverisjen po merremi me opozitën. Shpresoj që të kaloj sa më shpejt dhe t’i kthehet normalitetit dhe PD. Realisht PD është e përçarë.

Basha për Berishën mori vendim personal. Basha mund të kishte marrë një vendim më institucional dhe jo individual. Duhet ta pranojmë që PD identifikohet me Berishën. Më mirë se e di Basha këtë vendim nuk e dimë ne, por mënyra se si e ka marrë dhe mënyra se si përcillet ky vendim është shumë më i rëndë nëse do futej në votim. SHBA-të janë aleati strategjik i yni, dhe çdo këshillim me ta është i domosdoshëm”,-tha në ”Ora News”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit