SPAK kërkon burg për ish-kryebashkiakun e Pogradecit. Shkak abuzimet me drutë e zjarrit

Ish-kryetari i Bashkisë së Pogradecit Eduart Kapri dhe ish zv-kryetari i të njëjtës bashki Avdulla Cano kanë sërish probleme me drejtësinë. SPAK-u insiston se ata duhet të shpallën fajtore dhe për këtë arsye ka dorëzuar në Apelin e Posaçëm kërkesën për dënimin e tyre jo vetëm me burg, por gjithashtu edhe heqje e të drejtës për të ushtruar funksione publike.

SPAK-u i thotë Gjykatës së Apelit se ish-kryebashkiaku duhet dënuar me një vit burgim. Të njëjtën kërkesë për t’i cilësuar si fajtorë, SPAK e përsërit edhe ndaj ish-drejtoreshës Enkelejda Kllomollari, Nexhmi Korrën ish-koordinator i njësive administrative të dyshuar për shpërdorim detyre e shkelje të barazisë në tendera. Edhe ndaj punëtorëve të mirëmbajtjes në këtë bashki, Gurali dhe Safet Blaceri, njëri mirëmbajtës dhe tjetri hidraulik.

Të gjashtë, nën vështrimin e SPAK-ut, jo vetëm abuzuan gjatë vitit 2017 me një tender për dru zjarri me vlerë 9 milionë lekë, por në 28 qershor 2019 në tre shkolla dhe një kopsht janë kapur në flagrancë nga policia duke mbyllur me çelës tre shkolla të miratuara si qendra votimi prej KQZ-së. Manjola Kajana i thotë gjykatës se ish-kryetari i bashkisë kishte si qëllim të bllokonte zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

SHKARKO APP