Home Editorial SPAK-u po bëh...

SPAK-u po bëhet i frikshëm!

77
0

(Ky editorial mund të shikohet më i plotë si video)

-Nga Jonida Halili-

Qëkur SPAK kërkoi arrestimin e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, frika hyri në krejt piramidën shtetrore. Kurse tani që prokurorët e SPAK-ut po hetojnë politikanin më të fuqishëm të këtyre 32 viteve demokraci, pra Sali Berishën dhe familjen e tij, jo vetëm frika u ka hyrë në palcë zyrtarëve të shtetit, por edhe janë bërë me zemër nga ankthi se po u vjen radha për në burg.

Mësohet se sot në SPAK u thërrit edhe njeriu i kryeministrit Edi rama në skandalin Mc Gonigal, pikërisht Dorian Duçka. Nuk ndalon SPAK, por po heton ish-presidentin Ilir Meta; po kështu hetime të gjithanshme janë duke u bërë për Bashkinë e Tiranës; po kështu edhe një oligark po skanohet nga SPAK dhe shërbimet partnere për lidhje me krimin e organizuar. Nuk është çudi që prokurorët e SPAK të firmosin arrestimin e tij dhe sekuestro për krejt pasuritë që ai ka në Shqipëri.

Kemi filluar të shikojmë një SPAK kurajoz, profesionist, por që duhet që qeveria t’iu krijojë kushte pune dhe jo ti lenë me zyra të vogla sa edhe dosjet nuk kanë ku ti vendosin.

Kemi 32 vite që nuk guxonte prokuror apo gjyqtar të hetonte apo merrte të pandehur apo për me shumë të dënonte një politikan të lart me burg për korrupsion apo bashkëpunim me krimin e organizuar.

Sot ata u kanë futur frikën zyrtarëve të lartë sepse po vodhe dhe shkele ligjin, përfundon në burg. Nga frika e përditshme tek ta që kanë paratë e buxhetit të shtetit dhe taksat e qytetarëve, fillon ngadalë e përditë të krijohet edukata politike se nuk mund të prekësh lekët e taksapaguesve dhe të shkelesh ligjin.

SPAK-u sot është ndërgjegje e atyre qytetarëve që duan drejtësi, që duan shtet ligjor dhe mirëqënie publike.

Ndaj sa më lart ngjitet në hierarkinë shtetore, SPAK-u, aq më të besueshme e bën reformën në drejtësi, dhe aq me shumë duartrokitet nga populli.

Të gjithë prokurorët e SPAK-ut dhe gjyqtarët e posaçëm, pa harruar Byronë Kombëtare të Hetimit, janë heronjtë e demokracisë dhe shtetit ligjor.

Shqipëria ka nevojë për ta dhe ata kanë nevojë për mbështetje nga qytetarët e thjeshtë, sikurse duhet që shteti t’ju krijojë kushte pune në kohën digjitale të gjithë prokurorëve të SPAK-ut.

Nuk ka pse qeveria rrit vetëm rrogat e gjykatës kushtetuese në 6.5 milionë lekë në muaj, por duhet t’ju rris së pari pagat e prokurorëve të SPAK-ut dhe gjyqtarëve të posaçëm, sepse këta po pastrojnë fytyrën e vendit nga korrupsioni dhe mafia.

SPAK-u po bën histori ndaj duhen trajtuar si heronjë, për sa kohë nuk janë përzier në arrestime politike, siç ndodhte dikur në vitet e para të demokracisë.

SPAK-u sapo filluar të hetojë kryeministrat e Shqipërisë. Dhe e sigurtë është se do të kemi surpriza.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit