Spiropali pritet nga Gabriel Escobar në SHBA, diskutime mbi partneritetet e Shqipërisë dhe çështjen e Kosovës

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është pritur nga zv/ndihmës Sekretari i Shtetit dhe të Dërguarin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar gjatë vizitës së saj në SHBA. Spiropali zbuloi se të dy kanë biseduar gjerësisht për marrëdhëniet mes dy vendeve, rolin e Shqipërisë në rajon dhe partneritetin e afërt në NATO dhe në Këshillin e Sigurimit.

Postimi i plotë

Takim i shkëlqyer me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit dhe të Dërguarin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Biseduam gjerësisht për marrëdhëniet e veçanta mes dy vendeve tona, rolin e rëndësishëm të Shqipërisë në rajon, partneritetin e afërt në NATO dhe në Këshillin e Sigurimit, mbështetjen e SHBA për integrimin e plotë të Shqipërisë, Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor në BE, sulmet terroriste serbe në veri të Kosovës dhe nevojën për llogaridhënie nga Serbia, përmbylljen e dialogut të domosdoshëm mes Kosovës e Serbisë për normalizim dhe njohje, si dhe thellimin e partneritetit strategjik mes dy vendeve tona.

SHKARKO APP