Ernest Muçi në formacionin e javës në Turqi, përkrah Osimhen

Superliga turke uli siparin e javës së 15-të me një tjetër performancë të shkëlqyer të Ernest Muçit, i cili po shndërrohet në një nga lojtarët më vendimtarë të Trabzonsporit. Sulmuesi i Kombëtares realizoi një dopietë në fushën e Goztepe, duke i dhënë ekipit të tij fitoren 1-2 dhe duke ndezur entuziazmin e tifozëve.

Formë e tillë nuk ka kaluar pa u vënë re. “SofaScore” e ka përfshirë Muçin në formacionin ideal të javës në Superligën turke, përkrah emrave të njohur si Milan Skriniar i Fenerbahçes dhe Victor Osimhen i Galatasaray. Në prapavijë spikat edhe Fidan Aliti, që po shkëlqen në këtë sezon dhe është vlerësuar si një ndër mbrojtësit më të mirë të raundit.

Falë kontributit të Muçit, Trabzonspori vazhdon të qëndrojë fort në garën për titull. Me 34 pikë, skuadra renditet e dyta, vetëm dy pikë larg Galatasarayt kryesues, duke mbajtur të hapur një kampionat që premton rivalitet deri në fund.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama
Team of the Week provided by Sofascore

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?