Gjendet i vdekur ish-lojtari 43-vjeçar në Seria A

Ish-futbollisti i Cagliari, Andrea Capone, është gjetur i vdekur të dielën në mëngjes në një hotel në qendër të Cagliarit.

Atij i është vënë re një plagë në kokë dhe sipas dyshimeve të para 43-vjeçari Capone ka qenë viktimë e një aksidenti.

Andrea Capone ka qenë një mesfushor që karrierën e tij e ka zhvilluar të gjithën në Itali. Ai ka luajtur me Cagliarin, Sora, Treviso, Grosseto, Vicenza dhe Salernitana.

SHKARKO APP