Interi synon nga “Made in Germany”/ Kim për mbrojtje, Goretzka dhe Brandt për mesfushën

Merkatoja e verës pritet të jetë vendimtare për Interin, me klubin zikaltër që përgatitet për një fazë të rëndësishme rinovimi të skuadrës. Disa prej figurave kyçe të viteve të fundit janë drejt largimit për shkak të skadimit të kontratave, çka e detyron klubin të kërkojë përforcime të reja me përvojë dhe cilësi.

Mes lojtarëve që mund të mbyllin ciklin e tyre në “Appiano Gentile” përmenden emra si Matteo Darmian, Yann Sommer, Stefan de Vrij, Francesco Acerbi dhe Henrikh Mkhitaryan, futbollistë që kanë qenë shtylla të rëndësishme të skuadrës në sezonet e fundit.

Në këtë kontekst, drejtuesit zikaltër po hedhin sytë drejt Bundesliga për të gjetur alternativa të vlefshme që mund të forcojnë repartin e mbrojtjes dhe mesfushës. Një nga objektivat kryesorë për prapavijën është koreano-jugori Kim Min-jae, aktualisht pjesë e Bayern Munich. Mbrojtësi u transferua te bavarezët në vitin 2023 pas një sezoni shumë të suksesshëm me Napoli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Interi e kishte monitoruar edhe më herët, por shuma prej rreth 57 milionë eurosh që Bayern pagoi për të e bëri operacionin të pamundur në atë kohë. Situata mund të ndryshojë këtë verë, sidomos pas afrimit të mundshëm të Jonathan Tah dhe konfirmimit të Dayot Upamecano në mbrojtjen bavareze, çka mund ta shtyjë Kim të kërkojë një aventurë të re.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në mesfushë, drejtuesit zikaltër po ndjekin dy profile që mund të vijnë me kosto të ulët ose pa karton. I pari është gjermani Leon Goretzka, gjithashtu pjesë e Bayern Munich. Në moshën 31-vjeçare, mesfushori është në kërkim të një sfide të re dhe të kontratës së fundit të rëndësishme në karrierë.

Emri tjetër në listë është Julian Brandt i Borussia Dortmund. 29-vjeçari ka qenë një nga lojtarët më teknikë të kampionatit gjerman, por nuk ka arritur të fitojë aq trofe sa rivalët e tij bavarezë. Një transferim te Interi mund t’i ofrojë mundësinë për të synuar suksese të reja në arenën europiane.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?