Juxhin Xhaja do të vendosë drejtësi në duelin e Europa League

1513217663

UEFA u beson një tjetër ndeshje në arenën ndërkombëtare arbitrave shqiptarë. Një skuadër gjyqtarësh shqiptarë do të vendosë drejtësi në ndeshjen Hoffenheim- Steaua Bukuresht, e vlefshme për javën e 6-të të Europa League.

Juxhin Xhaja do të jetë arbitri kryesor i kësaj sfide, ndërsa Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo janë asistentët e tij. Albert Doda do të jetë gjyqtari i katërt i takimit.

Ndeshja Hoffenheim- Steaua Bukuresht (FCSB) do të luhet të enjten më 12 dhjetor në orën 18:45 në “Rhein-Neckar-Arena”.

 

SHKARKO APP