Manchester City zhytet në krizë në Premier League, pëson tjetër humbje ndaj Aston Villa-s
Manchester City vijon krizën e rezultateve në Premier League. Skuadra e Guardiolës pësoi humbjen e 6-të në 17 javë, një ecuri shumë e dobët. Aston Villa këtë herë ishte kundërshtari që mori pikët e plota pas suksesit 2-1.
Duran zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 16-të për vendasit. “Qytetarët” u munduan që të reagonin, por Haaland me shokë ishin në një ditë jo. Në pjesën e dytë, Aston Villa realizoi dhe golin e dytë me Rogers që bën gjithçka mirë brenda zonës.
City reagon shumë vonë, pasi goli i vetëm do të vinte në minutën e 93-të me Foden, që shënoi pas një rrëmuje në zonë. Aston Villa shkon në kuotën e 28 pikëve në vendin e pestë, ndërkohë që M.City gjendet e 7-të me 27 pikë. /R.Lika-Koha Jonë/
12 ndeshjet e fundit të City-it