Presidenti i federatës serbe komenton shortin me Shqipërinë: Nuk po na presin me padurim!
Shqipëria do të ketë përballë Serbinë në grupin K për kualifikueset e Botërorit 2026. Përfaqësueset e tjera janë Anglia, Letonia dhe Andorra.
Presidenti i federatës serbe ka komentuar shortin. Dragan Dzajiç përdor ironinë, ndërsa tregon se kundërshtarët nuk po e presin me padurim Serbinë.
“Nuk dua të hy nëse duhet të ishte më i vështirë apo më i lehtë. Ne e dimë se cili është qëllimi ynë dhe duhet të fokusohemi kryesisht tek vetja dhe përgatitja jonë. Është e rëndësishme që të jemi gati në çdo kuptim, psikologjikisht, fizikisht.
Anglia është sigurisht favorit, pavarësisht se me kë janë në grup, por ne mund të luajmë me ta. E përsëris, e rëndësishme është që të shkojmë nga ndeshja në ndeshje, të besojmë te vetja, cilësia që kemi.
Ne e dimë se çfarë duam, e dimë se sa mund të bëjmë, nuk mendoj se as të tjerët po na presin me padurim. Ne mund ta arrijmë qëllimin, gjithçka varet më së shumti nga ne”, u shpreh presidenti i federatës serbe të futbollit.