Reali sfidon nesër City-in e Guardiolas. Alonso: Ekipi është me mua, Mbappe në dyshim!

“Fokusi im është në fushë, te City. Jemi të përgatitur mendërisht për gjithçka që na pret.” Me këto fjalë Xabi Alonso u përpoq të qetësonte situatën e tensionuar te Real Madridi, pas humbjes së bujshme në “Bernabéu” ndaj Celtas dhe rezultateve zhgënjyese të javëve të fundit.

Trajneri spanjoll ndodhet nën presion të madh dhe sfida e Champions League ndaj Manchester City-t të Pep Guardiolës mund të rezultojë vendimtare edhe për të ardhmen e tij në pankinë.

Alonso theksoi se skuadra është e bashkuar dhe e bindur për të reaguar: “Për të fituar nesër, duhet të zhvillojmë një ndeshje të mirë, me ritëm dhe intensitet të lartë.”

Swiss Digital Desktop Reklama

I pyetur nëse ekipi është ende me të, ai u përgjigj shkurt: “Po.” Trajneri i Realit shtoi se kjo është pjesë e natyrshme e profesionit: “Kur drejton Real Madridin, duhet të përballesh me situata të tilla me qetësi dhe përgjegjësi. Celta është e shkuar; tani kemi vetëm City-n përpara. Në futboll gjithçka mund të ndryshojë shpejt.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Përtej presionit sportiv, madrilenët përballen edhe me emergjencë në aspektin fizik. Sipas Marca, ka shumë dyshime për praninë e Kylian Mbappé në supersfidën e së mërkurës. Ylli francez mungoi në seancën e fundit stërvitore pasi vuan nga një gisht i thyer në dorë dhe probleme muskulore në këmbën e majtë, të cilat nuk i kanë lejuar të punojë me grupin.

Mbappé rrezikon t’i shtohet listës së gjatë të të dëmtuarve, ku tashmë janë Carvajal, Alexander-Arnold, Huijsen, Militao, Alaba, Mendy dhe Camavinga. Një situatë që e vendos Real Madridin në një moment kritik, pikërisht para ndeshjes më të rëndësishme të sezonit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?