Rikthehet Champions League/ Interi sfidon sonte Liverpoolin e zhytur në krizë

Liga e Kampioneve rikthehet sonte në mbrëmje me një program të pasur prej nëntë sfidash, që mbyllin raundin e gjashtë të fazës së grupeve.Dueli më i “nxehtë” i mbrëmjes do të jetë pa dyshim në “San Siro”, ku Interi pret Liverpoolin. Zikaltërit, të karikuar nga forma e mirë në kampionat, kërkojnë të rikthehen te suksesi edhe në arenën europiane.

Në kampin kundërshtar, situata është më e trazuar: rezultatet zhgënjyese kanë vënë trajnerin Arne Slot në qendër të kritikave dhe pozita e tij në pankinë duket më e brishtë se kurrë. Megjithatë, sfida pritet të ofrojë emocione dhe intensitet, duke qenë një test i vërtetë force për të dyja skuadrat.

Në Spanjë, Barcelona përballet me Eintracht Frankfurt, një duel ku katalanasit hyjnë si favoritë në letër, por gjermanët njihen për surprizat e tyre dhe synojnë të dalin me pikë nga “Camp Nou”. Spektakël premtohet edhe në Bergamo, aty ku Atalanta sfidon Chelsea-n, ndërsa në Eindhoven, PSV-ja do të kërkojë të vërë në vështirësi Atletico Madridin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tottenham luan para tifozëve të vet ndaj Slavia Prague, ndërsa Galatasaray përballet me Monacon në një takim me shumë peshë për kualifikimin. Të gjitha këto ndeshje startojnë në orën 21:00, ndërsa më herët, Bayern Munich do të masë forcat me Sporting Lisbonën, në një duel që hap mbrëmjen europiane.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mund të jetë një grafik i teksti që thotë "TUESDAY MATCHDAY 6 FIXTURES KAIRAT ALMATY . 16:30 BAYERN MÜNCHEN OLYMPIACOS SCh 18:45 SPORTING CP ATALANTA 21:00 CHELSEA BARCELONA 21:00 FRANKFURT INTER 21:00 LF.C LIVERPOOL MONACO 21:00 GALATASARAY PSV 21:00 ATLETI A 21:00 SLAVIA SLAVIAPRAHA PRAHA UNION SG 21:00 MARSEILLE"

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?