Shorti i Kupës së Botës, Shqipëria rrezikon të përballet me Serbinë dhe Kosovën

Shorti i Kupës së Botës, Shqipëria rrezikon të përballet me Serbinë dhe Kosovën

Pas përfundimit të edicionit në Ligën e Kombeve, është bërë dhe ndarja e vazove për shortin e botërorit që do të hidhet me 13 dhjetor. Do të jenë 5 të tilla, 4 me nga 12 skuadra dhe një me 6.

Të gjitha këto skuadra do të ndahen në 12 grupe. 6 prej tyre do të përbëhen nga 5 skuadra dhe 6 të tjera me nga 4. Shqipëria do të vendoset në vazon e tretë, atje ku do të evitojmë skuadra si Skocia, Sllovenia apo Gjeorgjia.

Ndërkaq në vazot e tjera do të ketë skuadra të forta, veçanërisht në vazon e parë ku janë ekipe të mëdha si Franca, Italia, Gjermania. Në të dytën ekziston mundësia e një përballje me Serbinë dhe Greqinë.

Në vazon e katërt mund të kemi dhe një përballje me Kosovën. 12 skuadrat që do të renditen të parat në grupe kualifikohen drejtpërdrejt, me 4 vendet e mbetura të përcaktuara nga play-off-et që përfshijnë 12 vendet e dyta të grupeve.

Në këtë mënyrë ëndrra për të shkuar në Kupën e Botës për Kombëtaren tonë do të jetë një mision shumë i vështirë.

Image

SHKARKO APP