Skënderbeu dhe Dinamo bëjnë “paqe” në duelin e javës së 14-t

Skënderbeu dhe Dinamo kanë dhuruar një barazim 2-2 në sfidën e javës së 14-të të “Abissnet Superiore”. Në stadiumin “Skënderbeu” sfida nisi me një minutë heshtje në nderim të 14-vjeçarit, Martin Cani, i cili humbi jetën në mënyrë tragjike pak ditë më parë.

Në një ndeshje të hapur, me raste të shumta, Dinamo kaloi e para në avantazh me anë të Mandelës, por reagimi i korçarëve ishte i menjëhershëm, të cilët vendosën baraspeshën me Çuçkën.

Rashica shënoi golin e përmbysjes, ndërkohë që në pjesën e dytë Lorenco Vila firmosi për 2-2, rezultat që mbeti në fuqi deri në fund, pavarësisht rasteve të krijuara.

SHKARKO APP