Tottenham zhyt në krizë United, fiton thellë në “Old Trafford”

Manchester United vijon krizën edhe këtë sezon në Premier League. Djajtë e Kuq pësuan një humbje të thellë 0-3 në shtëpi ndaj Tottenham, një ndeshje që e luajtën me një lojtar më pak në pjesën e dytë. Bruno Fernandes u ndëshkua me karton të kuq për një faull në minutën e 42-të.

Më herët Brennan Johnson shënoi për Tottenhamin që në minutën e 3-të. Në pjesën e dytë ishte gjithçka e thjeshtë për “Spursat” që shënuan dy gola të tjerë me Kulusevski dhe Solanke.

Tottenham shkon në vendin e 8-të me 10 pikë, ndërkohë që United mban vendin e 12-të me 7 pikë në 6 javë. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP