Trajneri i Egjiptit del në mbështetje të Salah pas situatës kaotike te Liverpooli

epa05343241 A body bag lies on the beach as rescue personnel work where bodies of migrants washed up, in Zuwarah, west of Tripoli, Libya, 02 June 2016. According to media reports citing Red Crescent officials, at least 85 bodies have washed up onto Libyan beaches this week. EPA/MOHAME BEN KHALIFA ATTENTION EDITORS: GRAPHIC CONTENT

E ardhmja e Mohamed Salah te Liverpool-i është trazuar ndjeshëm, pasi sulmuesi egjiptian ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij për situatën aktuale. Ylli 33-vjeçar është lënë në stol nga trajneri Arne Slot në tri ndeshjet e fundit dhe, pas barazimit 3-3 ndaj Leeds, dha deklarata të forta që kanë ndezur debatin te “Reds”.

Salah u shpreh i habitur dhe i zhgënjyer nga minuta e munguar: “Nuk e besoja që do të rrija në stol për 90 minuta. Është hera e tretë radhazi, nuk më ka ndodhur kurrë në karrierë”. Ai shtoi se ndjen se klubi nuk ka mbajtur premtimet e bëra gjatë verës, ndërsa theksoi se ndihet “i tradhtuar” nga situata që është krijuar.

Edhe raportet me trajnerin Slot, dikur të shkëlqyera, sipas Salah, janë ftohur krejtësisht. “Nuk ka më asgjë mes nesh”, deklaroi ai, duke lënë të kuptohet se marrëdhënia ka arritur pikën kritike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, sulmuesi gjen mbështetje të fortë nga kombëtarja egjiptiane. Trajneri Hossam Hassan postoi një foto me Salah në Instagram, shoqëruar me një mesazh motivues: “Gjithmonë simbol i forcës dhe vendosmërisë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Salah mbetet shtylla kryesore e Egjiptit, që përgatitet për debutimin në “CAN 2025”, më 22 dhjetor ndaj Zimbabves. Situata e tij në klub pritet të jetë një nga temat më të nxehta të ditëve në vijim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?