Ylli Ujka, President i ekipit: “Besëlidhja Basket fiton Kupën e Shqipërisë 2025!”

Ylli Ujka, President i ekipit Besëlidhja në basketboll shkruan: “Besëlidhja Basket fiton Kupën e Shqipërisë 2025! 🏆

Një tjetër sukses i madh për ekipin tonë të Besëlidhjes, që na motivon edhe më shumë për fitore të tjera, drejt majës së basketbollit shqiptar dhe ballkanas! 🏀🔥

Me një lojë të bukur e të luftuar deri në fund, Besëlidhja Basket fitoi në finale ndaj Vllaznisë me rezultatin 85-73, duke kurorëzuar kështu të gjitha përpjekjet e ekipit. 💪🔴⚪

Si President i Klubit, ndihem vërtet krenar për çfarë kemi arritur në 3 vitet e fundit, gjatë të cilave kemi fituar jo pak, por pesë trofe:

🏆 1 Titull Kampion

🏆 1 Kupë e Shqipërisë

🏆 1 Superkupë

🏆 2 Kupa të Federatës Shqiptare të Basketbollit

Më vjen mirë që edhe kompania “X-One shpk” e mbështet pa kursyer këtë histori suksesi, që vazhdon falë punës së ekipit dhe përkrahjes së tifozëve tanë besnikë! Faleminderit për të gjitha emocionet! 🙌🏆

Falënderoj Bashkinë e Lezhës, në veçanti Kryetarin e Bashkisë, Pjerin Ndreun, jo vetëm si mbështetës, por edhe si tifoz, që kanë mbështetur ekipin, si edhe përkrahjen e pakursyer të sponsorëve tanë që janë gjithmonë gati për ekipin tonë.

#Kampionë #BesëlidhjaBasket #KupaEShqipërisë2025 #ForcaLezha”- përfundon Ujka.

 

SHKARKO APP