Zbulohen formacionet e derbit të Madridit, Ancelotti zgjedh Bellingham si sulmues të fshehur

Pas pak minutash në orën 21:00 do të luhet derbi i Madridit mes Atleticos dhe Realit. Në formacionet zyrtare dhe nuk ka ndonjë surprizë nga Simeone apo Ancelotti.

Në mungesë të Kylian Mbappe, të dëmtuar, Ancelotti ka vendosur të pozicionojë Bellingham si mesfushor trekuartist dhe të luajë në sulm me Vinicius-Rodrygo.

Ndërkohë, Simeone do të tentojë fitoren me Sorloth dhe Alvarez, të mbështetur në krah nga Griezmann.

Atletico Madrid (5-3-2): Oblak – Molina, Le Normand, Gimenez, Mandava, Llorente – De Paul, Gallagher, Griezmann – Sorloth, Alvarez.

Real Madrid (4-3-3): Courtois – Carvajal, Rudiger, Militao, Mendy – Valverde, Tchouameni, Modric – Bellingham – Vinicius, Rodrygo.

SHKARKO APP