Futbollisti 30-vjeçar nga Brazili, Stenio Junior ka refuzuar ofertën e Partizanit për të rinovuar kontratën për sezonin e ardhshëm.
Ai ka vendosur që të largohet nga Shqipëria, dhe mësohet se ka ofertë nga Arabia Saudite. 30-vjeçari do të largohet sapo të mbyllen edhe dy javët e mbetura të Abissnet Superiore.
Junior u bashkua me “të kuqtë” e kryeqytetit në janar të vitit 2021 dhe që nga ai moment ka luajtur rol vendimtar te ekipi i “Demave”.
Gjatë këtij sezoni, Junior ka luajtur 39 ndeshje në kampionat dhe kupë dhe në to ka shënuar 14 gola dhe ka dhënë 6 asiste.