Home Aktualitet Stoltenberg n...

Stoltenberg nga Sarajeva: I shqetësuar nga ndikimi i Rusisë

7
0

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka nisur nga Sarajeva turin e tij ballkanik disa ditor.

Në konferencën për shtyp në krah të kryetares së Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, Borjana Kristo, Stoltenberg tha se ishte i shqetësuar për retorikën përçarëse dhe ndarjes së federatës, si dhe ndikimin e Rusisë jo vetëm në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në rajon.

Kristo theksoi se bashkëpunimi me NATO-n i ndihmon autoritetet e Bosnjë Hercegovinës që t’i përgjigjen të gjitha sfidave, përfshirë terrorizmin. Stoltenberg është takuar edhe me përfaqësuesin e lartë në Bosnje dhe Hercegovinë, Christian Schmidt ndërsa pasdite do të zhvillojë takime në Prishtinë me autoritetet kosovare.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit