Home Sporti Strakosha dëm...

Strakosha dëmtohet në stërvitje me Brentford, ja sa do të mungojë

71
0

Thomas Strakosha do të duhet të qëndrojë disa javë larg fushave të futbollit. Portieri 27-vjeçar i kombëtares shqiptare ka dëmtuar ligamentet në stërvitje me Brentfordin, teksa i ka pritur një penallti shokut të skuadrës, Kristoffer Ajer.

Dëmtimi pritet ta lërë disa javë larg fushave gardianin shqiptar, që nuk ka debutuar ende në Premier League, ku u transferua si lojtar i lirë verën e kaluar, pasi i kishte përfunduar kontrata me Lazion.

Strakosha ka luajtur vetëm një ndeshje si titullar me Brentford, edhe atë në Carabao Cup, ku ia doli të mbajë portën të paprekur, ndërsa për debutimin në kampionat do të duhet të presë vitin e ardhshëm.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit