Home Aktualitet Studentë e pe...

Studentë e pedagogë apelojnë për vaksinim: Si mund të mësohet pa praktikë?

28
0

Data për nisjen e vitit të ri akademik po afron, ndaj dhe studentë e pedagogë të universiteteve në vend apelojnë për vaksinimin e kolegëve të tyre.

Në një video mesazh, ku e pranishme është dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, ata theksojnë rëndësinë e imunizimit ndaj Covid 19, në mënyrë që viti i ri akademik të zhvillohet në auditore, me prani fizike.

Kushi foli për sakrificën e madhe të vitit të kaluar me mësimin online, dhe falenderoi studentët e pedagogët për durimin dhe mirëkuptimin e treguar nga ana e tyre në të gjitha universitetet për bashkëpunimin dhe përshtatjen në një kohë rekord me kushtet e reja.

“E ndërkohë sot, fatmirësisht kemi një situatë krejt tjetër. Edhe pse lufta me pandeminë vazhdon, procesi i vaksinimit masiv po na ndihmon të shkojmë drejt normalitetit në shumë fusha të jetës, përfshirë edhe arsimin, ku tashmë shumica e mësuesve, pedagogëve e studentëve në të gjithë vendin i janë bashkuar çdo ditë e më shumë kësaj fushate. Nëse dje, mbyllja e auditorëve ishte një emergjencë shëndetësore, sot hapja e tyre është po aq e rëndësishme dhe e domosdoshme”, shprehet ministrja.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit