Home Aktualitet Studentët e m...

Studentët e mjekësisë në bojkot, zv/ministrja e Arsimit: Ky ligj tashmë është miratuar

20
0

Edhe pse ligji për Mjekësinë është miratuar, studentët po protestojnë. Migen Qiraxhi, përfaqësues i qëndresës “Qëndresa Qytetare”, tha se studentët do të jenë në bojkot deri sa të marrin një përgjigje nga qeveria dhe ministria e Arsimit. Zv/ministrja e Arsimit, Albana Tole, tha se po e ndjekin procesin e bojkotit, por shtoi se ky është që një ligj që tashmë është miratuar.

“Ky është një mekanizëm inçentivues për të mbajtur studentët që të ofrojnë shërbim pas përfundimit të studimeve. Kjo i krijon mundësinë për t’u punësuar për një hark kohorë të caktuar. Ky hark kohor mund të shfrytëzohet edhe për të bërë specializim.

Në përfundim të harkut kohor, studenti tërheq diplomën dhe ka të drejtë të largohet jashtë vendit. Studentët kanë të drejtë të bojkotojnë, ne jemi duke monitoruar procesi, por është një ligj që ka hyrë në fuqi dhe është i detyrueshëm për të gjithë studentët e mjekësisë”, u shpreh ajo.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit