Studentet që i nxorën me valixhe përjashta nga konviktet

Nga Dritan Kaba-
Ti nuk je e denje te jetosh si njeri. Ty te perzejne nga vendi yt. Te japin ne dore valixhet pa asnje zgjidhje, megjithese ti je ne pune edhe gjate veres se do te sigurosh arsimimin tend, do t’i gjendesh krah familjes tende.
Ty te perzene se nuk ndikon ne marrdheniet me ata qe bejne deklarata dhe i japin siguri pushtetit.
Ti nuk vlen, se per ty askush nuk do te ndihet, megjithese te prene ne bese.
Ti je nje hiç se nuk prish balanca globale. Per ty nuk reagon ambasada, ndaj te hedhin ne rruge. Per ty nuk reagojne as komunitetet fetare, as partite politike, as shoqatat qe marrin miliona per te te mbrojtur ty. Ti je vetem.
Per hallet e tua, sakrificat e tua nuk e ve njeri ujin ne zjarr sepse ti je thjesht nje numer.
Ty nuk te nxorren thjesht nga konvikti, ty te bene gati valixhet te marresh udhet e te ikesh nga vendi, se ti e ndjeve sot veten pa perkrahje, pa shtet, te trajtuan si njeri pa asnje vlere.
Ti vlen me pak se nje afgan., me pak se çdo individ tjeter te çfaredo lloj kombesie, se ti nuk je ne llogari.
Ty te lane ne rruge qe te zgjedhesh rrugen.
Kete duan prej teje te ikesh, te largohesh. Ti je nje telash.
Ti je nje bezdi.
Ty nuk te konsiderojne.
Ty nuk te vleresojne!
Ty te bene te huaj ne vendin tend, per disa intervista me shume ne mediat nderkombetare.
Per ty nuk ndjehet keq, ai te cilit i plaska zemra per afganet.
Por ti je njeri! Ata u sollen me ty si talebanet, ne mos me keq.
Ti ne shpirtin tend, ne ndergjegjen tende ke nje plage te madhe sot.
Mos u dorezo. Mos i lere sakrificat e tua te shkojne dem.
Ti nuk je numer, je nje njeri. Ti je vlere e vetes dhe e familjes tende.
Merre ne dore fatin tend. Mos u deshpero.

SHKARKO APP