Home Aktualitet Studentja kri...

Studentja kritika ministrave: Zero mbështesni, qiratë në stratosferë kurse bursa 10 mijë lekë

57
0

Rreth 110 milionë euro po i kushton buxhetit të shtetit rritja e pagave për sektorin e arsimit. Ministri i Financave Ervin Mete shprehet se arsimi është fusha që do të përfitojë më shumë, me synim zhvillimin e kapitalit njerëzor. Në një aktivitet me fokus ”Edukimin Financiar e mbrojtjen e parave”, të organizuar nga ministrja për Rininë Bora Muzhaqi, nuk munguan as kritikat nga studentët për mundësitë që ju ofrohen për tu punësuar.

Elira Sulshabani, studente në vitin e katërt në Fakultetin e Drejtësisë, teksa kërkoi më shumë mbështetje nga shteti, u shpreh se shumë flitet e asgjë konkrete s’ka për të rinjtë, që po përballen me çmime stratosferike të qirave të apartamenteve.

”Mendoj rrogat mund të marrin studentët nuk janë fare mbështetëse, duke marrë parasysh, përjashtuar ata që jetojnë në konvikte, sepse në konvikte nuk mund të rehabilitohen të gjithë studentët e Tiranës.

Qiratë e shtëpive janë në stratosferë që nuk mendoj që një student mund ti përballojë vetëm. A nuk mendoni se duhet të merrni nisma të tjera për të mbështetur studentët për të gjetur punë? Ndoshta të merrni nisma si në ministri, si ministre e rinisë që të hapni punë të reja? Ju çfarë do të bëni për rininë, se deri më tani për rininë folët por asgjë nuk u tha”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit