Stokholmi kërkon që Komisioni Europian dhe kompania farmaceutike të arrijnë një sqarim përfundimtar për numrin e dozave. Suedia ka ndaluar pagesat për vaksinën e Pfizer, duke kërkuar sqarim për numrin e vërtetë të dozave të vaksinës në secilën shishe. Lajmi raportohet nga mediat vendase.
Kompania, do të duhet të kishte ngarkuar gjashtë doza në secilën shishe, ndërsa fillimisht mendohej se vetëm pesë doza mund të nxirreshin. Stokholmi kërkon që Komisioni Evropian dhe Pfizer të arrijnë një sqarim përfundimtar mbi numrin e dozave.
“Kjo është e papranueshme. Nëse një vendi i jepen vetëm pesë doza, ai ka marrë më pak doza për të njëjtin çmim”,- i tha koordinatori suedez i vaksinave Richard Bergstrom gazetës “Dagens Nyheter”.
Discussion about this post