Sulmuan avokatin Mëngjesi, 20 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion
Aktualitet E Mërkurë, 29 Maj 2024 19:12
![](https://kohajone.com/wp-content/uploads/2024/05/WhatsApp-Image-2024-05-29-at-18.57.56-1-1.jpeg)
Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion 20 mijë euro për këdo që jep informacion që çojnë në kapjen e autorëve që sulmuan avokatin Sokol Mëngjesi. Autor të sulmit janë Elton Kasaj, Drivald Alia dhe Romario Tabaku. Dorian Alia ndërkohë është vetëdorëzuar në polici.