Home Aktualitet ”Sunday...

”Sunday Express”: Valë e re rekrutimesh nga krimi shqiptar drejt Britanisë

82
0

Media britanike “Sunday Express”, këtë të dielë është çelur me titullin “Gangsterët shqiptarë rekrutojnë nga vendlindja”. Jon Austin editor i krimeve në këtë gazetë, shkruan se Britania po përballet me një valë të tretë emigrimi të shqiptarëve në shtetin ishullor. “Tashmë grupet kriminale shqiptare të konsoliduara janë duke rekrutuar ushtarët e rinj në vendlindjen e tyre”, thuhet në artikull.

“Gjenerata e dytë e kriminelëve shqiptarë në Angli po kthehen në vendin e prindërve të tyre duke tërhequr njerëz të pashpresë për tu bërë pjesë e krimit”,-citohet dr Andi Hoxhaj, pedagog në University College London.

”Ata u ofrojnë udhëtime falas drejt Anglisë. Në këmbim punësim në shtëpitë e kanabisit apo aktivitete të tjera kriminale. Kemi parë një fushatë të suksesshme rekrutimi gjatë vitit 2022 përmes rrjeteve sociale bashkëlidhur me këtë çmime të lira kalimi drejt Anglisë nga Franca me Gomone”.

”Sunday Express” thotë se paçka premtimit se ushtarët e rinj të krimit do të bëjnë një jetë prej gangsterësh të vërtetë, të rinjtë shqiptarë kthehen në skllevër modern e u duhet të paguajnë borxhin, atyre që paguan për ti sjellë në Angli.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit