Home Aktualitet Trajneri Sylv...

Trajneri Sylvinho reagon pas shortit: Grupi i vështirë, por shkojmë për tu ndeshur…!

3899
0

Trajneri i Kombëtares sonë, Sylvinho ka folur pas hedhjes së shortit që e ka vendosur në Grupin B me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë. Strategu brazilian theksoi se për kuqezinjtë do të jetë një sfidë e bukur ndërsa shtoi se Shqipëria do të ndeshet me kundërshtarë që janë mësuar të luajnë në këto kompeticione.

“Është shumë bukur të jem këtu për Shqipërinë, jemi shumë të lumtur.”- tha trajneri i Shqipërisë.

-Folët me Spalletin?- e pyetën gazetarët.

-Jo gjithçka ishte shumë e shpejtë, shkëmbeva disa fjalë me të. Është grup i vështirë, nuk ka skuadra të lehta. Kam punuar në Itali. Siç kam jetuar dhe kam luajtur në Spanjë, i njoh edhe ata.

Grupi është i vështirë. Kemi Kroacinë, Spanjën dhe Italinë që janë mësuar të luajnë në këto kompeticione. Do të provojmë, është një sfidë e bukur. Mungon vetëm Brazili dhe Argjentina? Ndoshta luajmë në çerekfinale dhe gjysmëfinale”, u shpreh me shaka Sylvinho.

Grupi i Shqipërisë quhet “GRUPI I FERRIT”, ku në mes këtij ferri do të luajnë djemtë e Kombëtares shqiptare.

Reagon trajneri i Spanjës:

Luis de la Fuente, trajneri i kombëtares spanjolle, pasi u njoh me shortin e Euro 2024, pohoi se Grupi B është më i vështiri. Ai përbëhet nga ekipe të mëdha që do t’i bëjnë të gjitha ndeshjet shumë të komplikuara. Sigurisht që është një short i vështirë. Ky është një grup që do të na detyrojë të tregojmë më të mirën që kemi brenda”, u shpreh trajneri iberik.

“Unë e di që të gjithë shikojnë Kroacinë dhe Italinë, por të mos harrojmë Shqipërinë, e cila ishte e para në grupin e saj. Sa i përket Italisë, mund t’ju siguroj se askush nuk donte të përballej me të. Pavarësisht nëse rezultatet e fundit nuk kane qenë të mira, e dimë që kanë shume talente dhe skuadra menaxhohet shumë mirë. Për Kroacinë mund të themi se është një skuadër që e njohim mirë nga Liga e Kombeve. Ka shumë vite që ofron rezultate spektakolare”, tha De la Fuente.

Reagon presidenti i FSHF, Duka

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka është shfaqur optimist pavarësisht shortit të vështirë që na ka vendosur përballë Italisë, Spanjës dhe Kroacisë.

“Nuk besoj se ka grup të lehtë dhe ekipe të dobëta, ndaj edhe quhet turne final Europian. Këtu vijnë skuadrat më të mira, ndaj nuk mund të nisesh nga shorti, por të jesh gati për të bërë më të mirën. Unë dua të falënderoj futbollistët, stafin, trajnerin Sylvinho dhe tifozët, që e sollën Shqipërinë në Europian. Ta shijojmë këtë sukses dhe të përgatitemi për finalet e Europianit, ku do të provojmë të bëjmë më të mirën. I fortë bëhesh duke fituar me të fortët, ndaj ne këtë do ta provojmë në Europian.

Reagon trajneri i Italisë:

Trajneri Luciano Spalletti komentoi shortin, duke vlerësuar jo pak edhe kuqezinjtë.

“Për momentin Shqipëria është një nga më të fortat në qarkullim. Po luan futboll shumë të bukur dhe është në kushte fantastike. Të shohim a do të jetë në këtë nivel edhe në muajin qershor. Nuk mund të bëj parashikime .

A jeni i kënaqur me grupin? Mund të shkonte më mirë. Të jesh në vazon e katërt ka këto pasoja, megjithatë jemi Italia dhe do t’i luajmë me krenari të gjitha ndeshjet. E nisim ndaj Shqipërisë, por është e vështirë të bësh parashikime tani. Do të shohim si do të jetë gjendja e fubollistëve atëherë.

Shtatë futbollistë shqiptarë luajnë në Serinë A?  Unë ju njoh edhe juve, jo më futbollistët. Di gjithçka për Shqipërinë”, deklaroi Spalletti për mediat.

Reagon trajneri i Kroacisë:

Ka folur edhe trajneri i kombëtares kroate, Zltako Dalic. Ky i fundit theksoi se ka shumë respekt për Shqipërinë ndërsa kujtoi edhe kohën kur trajnonte Dinamon në Superiore.

“Është grupi më i vështirë kundër Spanjës, Shqipërisë dhe Italisë. Do të jetë një luftë e madhe, objektivi është të kalojmë grupin. Shqipëria doli e para në grup dhe ka luajtur mirë, nuk do të jetë e lehtë, por jam optimist dhe do të bëjmë më të mirën për veten tonë.

Respekt i madh për Shqipërinë sepse ishin të parët në grup dhe presim një ndeshje të vështirë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit