Sylvinho zbulon dy lojtarët nga të cilët pret shumë: Kriter që të përzgjedhurit të jenë 100% gati

Trajneri Sylvinho ka publikuar listën me 27 futbollistë të Kombëtares Shqiptare të futbollit për Kampionatin Europian 2024 në Gjermani. Gjatë një konference për mediat, trajneri Sylvinho ka theksuar se një kriter kryesor për përzgjedhjen e lojtarëve ka qenë fakti që të zgjedhurit duhet të jenë 100% gati si fizikisht dhe psikologjikisht. Sylvinho ndër të tjera tha se fakti që një lojtar mund të mos luajë shumë me klubin nuk është një kriter madhor.

Trajneri Sylvinho: Për ne si staf fakti që një lojtar mund të luajë apo nuk luan shumë me klubin nuk është një kriter madhor sepse ka lojtarë që me klubin kanë luajtur pak, por kur kanë ardhur me kombëtaren kanë dhënë maksimumin. Për ta theksuar një nga kriteret që ka përdorur trajneri në princip për këtë listë është që lojtarët që do të vijnë në kombëtare duhet të jenë 100% gati si fizikisht dhe psikologjikisht. Përshembull është edhe një lojtar që nuk e përmendët që është Muçolli të cilin unë do doja të kisha. Kam folur me të do të doja ta kisha dhe nuk ishte gati dhe prandaj nuk e morra dot. Kam folur edhe me lojtarë të tjerë që nuk janë gati fizikisht dhe për këtë arsye nuk janë pjesë e listës.

Sa i përket Armando Brojës trajneri Sylvinho u shpreh se ai tashmë prej më shumë se gjashtë muajsh e ka marrë plotësisht veten nga dëmtimi dhe se ka shumë besim që ai si dhe Rey Manaj që gjithashtu kishte një dëmtim do t’i japin shumë kombëtares në Euro2024.

SHKARKO APP