Home Magazine “Syri i Kaltë...

“Syri i Kaltër” mes pluhurit e tezgave, turistët kritika për ndërtimet e rrugën

10
0

Syri i Kaltër mbetet një prej destinacioneve që tërheq turistët e huaj në jug trë vendit. Por përtej bukurive të zonës ata nuk e fshehin zhgënjimin për ndërtimet e lejuara aty dhe gjendjen e rrugës.

Uji i kaltër i 18 burimeve në malin e Gjerë dhe legjenda e dragoit që rrëmbte vajzat mbeten magnet për turistët që vizitojnë jugun e Shqipërisë.

Syri i Kaltër, është destinacion që ofron disa orë ndryshe.Në këtë kohë të vitit mbizotërojnë lindorët, të cilat janë të parët që kanë nisur plazhin në bregdetin shqiptar.

 “Jam nga Ukraina edhe është udhëtimi im i parë në Syrin e Kaltër, është vend shumë i bukur, interesant.”

Një perlë e natyrës që siç thonë lë mbresa, por nuk mungojnë kritikat për institucionet.

Bizneset pranë burimeve dhe rruga e amortizuar mbeten shqetësuese për ta.

“Kisha më shumë pritshmëri kur u nisa për këtu, për natyrën e bukur dhe ujin e ftohtë të Syrit të Kaltër. Por jam i zhgënjyer për shkak të dyqaneve dhe rrugës. Të gjithë janë duke ardhur deri këtu me makinat e tyre dhe mendoj se kjo nuk është e drejtë”.

Edhe pse aksi rrugor që të çon në Monumentin Natyror është duke u rehabilituar, sërish nuk ka marrë një zgjidhje përfundimtare.

Rruga mbetet me gropa dhe pluhur.

Përshtypjet e mira thonë se do ti ndajnë me miqtë kur të kthehen në vendet e tyre dhe Shqipërinë do ta sugjerojnë si vend për të pushuar.

“Eshte një vend me një natyrë të mrekullueshme, nuk e kisha marrë me mend të ishte kaq bukur kjo natyrë, është hera e parë që jam në Shqipëri edhe do të vij sërish”.

“Jam nga Kiev, Ukrainë. Është vend shume i bukur me natyre të mrekullueshme, na pëlqeu shumë. Po qëndrojmë në Ksamil. Mendoj që do kthehem sërisht edhe do ja sugjeroj miqve të vijnë të vizitojnë Shqipërinë sepse ka natyrë të mrekullueshme edhe njerëz të mirë e të buzëqeshur”.

“Ajo që nuk më ka pëlqyer është se uji është ende i ftohtë në verë do jetë mirë por tani është ende ftohtë. Këtu në sy të kaltër më pëlqeu lumi me ujë të pastër edhe malet.”

Pas Butrintit, Syri i Kaltër mbetet destinacioni turistik më i frekuentuar në jug.

Gjate muajve korrik dhe gusht pritet të ketë 2000 vizitorë në ditë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit