2 milionë dollarë për 20 minuta

JLo është diva e muzikës. Dhe çdo minutë e performancës së saj kushton mijëra dollarë.

Mësohet se këngëtarja është paguar 2 milionë dollarë për 20 minuta gjatë pjesëmarrjes në hapjen e festivalit City Mall në Doha të Katarit.

Por jo vetëm, Jennifer iu paguan 1 milionë dollarë për shpenzimet, përshirë edhe avionin privat.

TMZ raporton se JLO foli me fansat për të drejtat e grave, një çështje shumë e prekur në vend dhe është nga të paktat artiste që është ftuar në Katar.

Këngëtarja nuk po fiton miliona vetëm jashtë vendit. Raportohet se ajo do të performojë në Teatrin Dolby në Los Anxhelos për 20 minuta dhe do të fitojë 1.2 milionë dollarë.

SHKARKO APP