21 vjeçari shqiptar humb jetën në një aksident tragjik në Itali

Një 21 vjeçar ka humbur jetën në një aksident rrugor. Ngjarja e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Monza, Itali.

Makina me të cilën shqiptari 21 vjeç po udhëtonte, Volksvagen Polo ka dalë jashtë korsisë së tij, duke u futur në korsinë e kundërt e më pas jashtë rruge.

Kjo ka bërë që shqiptari të ngelte i bllokuar aty. Policia shton se shqiptari është përplasur me një fuoristradë që vinte në krah të kundërt.

SHKARKO APP