358 testime, regjistrohen 5 raste të reja në Kosovë
![](https://kohajone.com/wp-content/uploads/2020/09/vaksine-covid.jpg)
Autoritetet shëndetësore në Kosovë bëjnë me dije se janë regjistruar 5 raste të reja dhe asnjë viktimë.
Këto janë të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë lidhur me 24 orët e fundit, ku janë kryer 358 testime për Covid-19. Në të gjithë vendin janë 104 raste aktive.
Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,926 pacientë me Covid 19. Prej tyre 2,265 kanë humbur jetën.