37-vjeçari gjendet i pajetë në një shtëpi të pabanuar, çfarë gjeti policia në vendngjarje (FOTO)

Gjendet i vdekur një 37-vjeçar në Korçë. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për Vangjush Priftin.

Ky i fundit u gjet i pajetë në lagjen 9, në një banesë të pabanuar. Ndërkohë, në vendin e ngjarjes janë gjetur shiringa, ndërsa dyshohet se viktima ishte përdorues i lëndëve narkotike.

‘BalkanWeb’ raporton se 37-vjeçari ka qenë në burg më herët, ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
OVERDOSE3

OVERDOSE

SHKARKO APP