4 vjet burg për ish-prokurorim Haxhi Giu

Prokuroria e Krimeve të Rënda  kërkon 4 vjet burg për ish-rokurorin e Krujës, Haxhi Giu, i arrestuar me akuzat “korrupsion pasiv” dhe “shperdorim detyre”.

Organi i akuzës kërkon gjithashtu që Giu të mos ushtrojë detyrën për tre vjet.

Giu u arrestua me 2 dhjetor të një viti më parë me akuzën se kishte marrë rryshfet rreth 29 mijë euro për të ndryshuar akuzën penale ndaj një shtetasi.

Ai përfitoi gjykim të shkurtuar, çka në fund të procesit do të përfitojë uljen me 1/3-n të masës së dënimit.

SHKARKO APP