600 të helmuar në Krujë, pezullohen dhe vihen nën hetim tre zyrtarë

Për helmimin masiv në Krujë të 600 qytetarëve nga uji i pijshëm, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë po heton tre persona. Ledio Çela, Administrator i Ujësjellësit në Krujë, Andi Kupa, Drejtues teknik dhe Ervin Karafili, Shef i Shërbimit të Epidemiologjisë Krujë, janë pezulluar nga detyra dhe po hetohen nga autoritetet.

Këta persona dyshohen se janë përgjegjës për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i Detyrës” që me veprimet e tyre kanë lejuar ndotjen e ujit të pijshëm dhe dëmtimin e shëndetit të qytetarëve të Krujës.

Instituti i Shëndetit Publik bëri me dije se në ujë është gjetur bakteri “Enterokokus”. Nndrejtori i ISHP-së, Dritan Ulqinaku bëri përgjegjës Ujësjellësin e që sipas tij duhet të kishte reaguar më shpejt, teksa nuk hezitoi që ta quante këtë situatë një epidemi hidrike.

SHKARKO APP