Alida Hisku: 3 artistë vlonjatë më spiunuan te Sigurimi

 

Këngëtarja Alida Hisku ka rrëfyer në në një intervistë se kanë qenë tre artistë vlonjatë që e kanë spiunuar te Sigurimi i Shtetit.

“Në atë kohë unë studioja në vitin e fundit për shkenca politike në institutin “Vladimir I. Lenin”. Kisha bërë edhe stazhin e partisë (kështu quhej në atë kohë puna që duhej të bënte në prodhim një komunist). Sapo isha bërë edhe anëtare e Partisë. Kur mua më arrestuan, babai im ishte ende sekretar partie. Në shtypshkronjë ai njihej si njeriu më i drejtë që besonte në idealin e Partisë. Ka vajtur në prokurori dhe ka dorëzuar teserën e partisë. Babai iu tha: “Unë po ua jap teserën, por vajza ime nuk e meriton të shkojë atje ku e keni çuar ju…”. Unë besoja tek vetja, punoja fort. Arritjet e mia rrodhën natyrshëm. Këto arritje mbase u vranë sytë atyre që ma bën këtë, që më kallëzuan se çfarë shkruaja në një ditar që e kisha shumë personal. Mbase u vrau sytë gjithë kjo arritje, siç konsiderohej në atë kohë. Ishin tre vetë ata që ma bënë këtë. Kanë qenë nga Vlora, tre artistë që ishin në Shkollën e Partisë“, shprehet ajo.

SHKARKO APP