Andrea Mano mund të “rrëzojë” listën e PD në Korçë, në garë për ta marrë mandatin! Peleshi dhe Xhaçka më të votuarit nga PS

Në Partinë Demokratike mund të kemi një rrëzim të listës së Bashës nga kandidati Andrea Mano i cili deri tani ka 4590 vota kur janë numëruar vetëm 208 kuti nga 427 dhe herësi është rreth 10100 vota. Ai mund të lërë pa mandat kandidatin e renditur të pestin nga Lulzim Basha. Seladin Jakupllari i cili ka vetëm 142 vota. Më i votuari nga demokratët është Ervin Salianji.

Nga Partia Socialiste Niko Peleshi ka marrë 10235 vota, e ndjekur Olta Xhaçka me 3754 vota. Poshtë vendit të 6 kur është edhe mandati i fundit i PS-së nuk ka asnjë kandidat që mund të garojë për herësin, të paktën deri tani.

SHKARKO APP