Apple 1, në ankand fitohet edhe me kompjuterat e vjetër

Placeholder Image

Gjenitë e kompjuterave gjejnë ide nga më të çmendurat, për të fituar. Prodhimet e tyre të fundit kanë pushtuar tregun botëror, por ata janë në gjendje të sheshin edhe prodhimet e para, të cilat tani janë më të rralla, dhe si të tilla shiten me çmime rekord në treg.  Kompjuterat Apple 1 janë shitur në ankand, për $ 365,000. Është e vetmja makinë e  njohur e shitur personalisht nga Apple, nga bashkë-themeluesi Steve Jobs, dhe ndodhej në një garazh në Kaliforni, që prej vitit 1976. Janë më pak se 50 kompjtera “Apple 1”, që besohet të jetë ende në kushte pune.  Megjithatë, duke qenë se janë të rrallë, makina është shitur së fundmi edhe në ankand Christie, dhe u diskutua me një çmim prej 400,000 deri në 600,000 $. Në tetor, organizata “Henry Ford” pagoi 905.000 $ për një nga këto kompjutera.  Kompjuteri origjinal Apple – i njohur si “Apple 1” – ishte prodhuar me dorë nga Steve Wozniak, një inxhinier i cili bashkë-themeloi Apple, me Jobs, në vitet 1970. Makina e tij u shit tani, për 666,66 dollarë. Për të financuar ndërtimin e mëtejshëm të kompjterave, Jobs shiti edhe makinën e tij “VW “, ndërsa Wozniak shiti një makinë llogaritëse për 500 dollarë.

SHKARKO APP