Arrestohen dy shoferë, tentuan të korruptonin efektivët

Gjatë kontrolleve të Policisë Rrugore, dy persona janë arrestuar pasi tentuan të korruptojnë efektivët me shuma të ndryshme parash.

Në pranga ka rënë dhe një shofer tjetër në Gjirin e Lalëzit, i cili kryente manovra të rrezikshme në rrugë. Nga kryerja e alkool testit rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 1.10 mg/l testi i parë dhe 1.05 mg/l testi i dytë.

Janë arrestuar në flagrancë 11 drejtues mjetesh, nga të cilët 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Në 24 orët e fundit janë pezulluar 30 leje drejtimi, nga të cilat 17 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 13 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative dhe 1678 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor.

SHKARKO APP