Asambleistja që pagën e saj ua ndan nevojtarëve

 

Asambleistja Arta Tahiri që nga fillimi i punës si asambleiste në Kuvendin e Ferizajt, asnjëherë nuk e shfrytëzoi pagën që ofron ky post.
Ajo çdo muaj me të marr pagën si asambleiste e shpërndan për njerëzit në nevojë. Në shumicën e rasteve ajo këtë e bënë në bashkëpunim me Hendiferin por edhe individualisht viziton familjet në nevojë të cilave shumë e caktuar ua dërgon përmes artikujve ushqimorë.

Për këtë edhe stafi i “Hendifer” ka falënderuar këtë asambleiste e cila siç thonë ata gjithmonë ka qenë e gatshme tu ofroi ndihmë

“ Ajo gjate gjithe kësaj kohe është munduar të na ndihmoje neve si Hendifer duke ndihmuar rastet me aftësi të kufizuar por ndërkohë ajo ka ndihmur dhe shumë fëmijë jetim me ushqime dhe të holla nga paga e ansambleistes” thonë në Hendifer.

Por kjo nuk është e tëra. Ajo në gala mbrëmjen e organizuar nga komuna ka ofruar një pagë mujore për ndërtimin e shtëpive për raste sociale.

Por për çudi asnjëherë nuk u përmend nga askush,ajo këtë e bëri në qetësi,pa pompozitet dhe pa publicitet. Por të mirën thotë populli uji e qet në breg. Edhe këtë rast nuk mundën ta heshtin stafi i Hendiferit të cilët e ndien si obligim që së paku ta falënderojnë për të gjithë ato mjete të cilat Arta Tahiri u ofroi përmes Hendiferit personave të hendikepuar dhe atyre në nevojë.

“Po është e vërtete që asnjëherë pagën si asambleiste nuk e kam shfrytëzuar për vete por rregullisht e kamë shpërndarë për qytetarët në nevojë. Zakonisht me ato mjete u blej artikuj ushqimor dhe vetë ua dërgoi në shtëpi” i ka thënë Arta Tahiri Ferizajpressit.

Për dallim nga shumë raste,të cilët kur dhurojnë mjete aty zakonisht janë edhe mjetet e informimit Arta Tahirit sikur i vinte keq që kjo tani më po bëhej publike.

“Unë kam ndihmuar jo për tu treguar të tjerëve që po i ndihmoi dikujt por se e kam ndier si obligim moral tu ofroi edhe atyre që nuk kanë së paku artikuj ushqimorë” tha Tahiri.

SHKARKO APP