Bashkia 10 kushte për urbanët, mes tyre: Kondicionerë funksionalë e pastërti

Nga nesër Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorëve Mbrojtjes së Konsumatorëve dhe Policia Bashkiake do të jetë në terren për të ushtruar kontroll ndaj shoqërive të transportit urban në Tiranë për plotësiminin e 10 masave.

Qëllimi është përmirësimi i ndjeshëm i shërbimit ndaj qytetarëve. Nëse do të konstatohen shkelje atëherë këto shoqëri do të gjobiten deri në heqjen e licencës.

Nënkryetari i bashkisë Arbjan Mazniku bëri publike për mediat 10 masat.

1 -Respektimi rigoroz të orareve të fillimit dhe mbarimit të shërbimit

2- Respektimi rigoroz I frekuencës stacionit të autobusëve

3- Respektimi I shpejtësisë së lëvizjes së mjeteve

4- Gjatë kryerjes së shërbimit do të qëndrojnë në çdo stacion të linjës

5- Të gjitha mjete do të pajisen me emrin e linjës, ngjyrën , numrin dhe shenjat e tjera të identifikimit

6- Të gjitha mjetet duhet të jenë të pajisur me kondicionerë funksionalë të cilët do të jetë gjithmonë në punë

7- Të kenë pastërti si jashtë dhe brenda mjeteve

8- Të vendosin itenerearin e lëvizjes

9-  Personeli të pajiset me uniformë

10- Nuk do tolerohet asnjë keqkomunikim

“Do të jemi në mënyrë persistente dhe në mënyrë të vazhdueshme për të siguruar që 10 masat për përmirësimin e shërbimit të jenë të sigurta që do të bëhen”

SHKARKO APP