Bebe dëgjon Capital T në fitnes (FOTO)

Këngëtarja shqiptare e njohur ndërkombëtarisht, Bebe Rexha, e ka treguar disa herë haptazi patriotizmin e saj. Përmes imazheve të publikuara në rrjetet sociale, këngëtarja Rexha ka treguar se shpesh preferon të dëgjojë edhe këngë në gjuhën shqipe.

Madje, ajo pati realizuar një video, ku shfaqej teksa kryente ushtrimet e fitnesit nën ritmet e këngës “Hitman”, të reperit të njohur shqiptar, Capital T.

Ky i fundit, i lumtur për këtë gjë, ka publikuar së fundmi në InstaStory videon e Bebe Rexhës, duke treguar se ndjehet e lumtur që ajo dëgjon këngët e tij. “Hitman” ka qenë një hit absolut i reperit Capital T në vitin 2016.

Bebe Rexha vazhdon t’i bëjë krenarë shqiptarët me sukseset e saj të njëpasnjëshme. Së fundmi, ajo ishte pjesë e sfilatës së “Victoria’s Secret”, e ndërsa ka paralajmëruar se së shpejti do të sjellë klipin e ri në bashkëpunim me David Guettan dhe J Balvin.

SHKARKO APP