Bulqizë/Ambasadori i Bullgarisë ndan dhurata për fëmijët

Ambasadori i Bullgarisë në Shqipëri, Momtchill Stoyanov Raytchevski shpërndau dhurata për fëmijët e Njësisë Administrative Ostren me rastin e festave të fund vitit. I shoqëruar nga përfaqësues të Bashkisë Bulqizë dhe nga stafi, Raytchevski u takua nga afër me stafin drejtues dhe pedagogjik të shkollës 9-vjeçare “Elez Koçi”, ku më pas shpërndau edhe dhuratat për nxënësit e pranishëm. Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të Zyrës Arsimore në bashkinë Bulqizë, mësues dhe banorë të zonës. Krahas dhuratave për fëmijët, Ambasadori bullgar Raytchevski zhvilloi një takim me përfaqësuesit e bashkisë Bulqizë, ku u diskutuan mundësitë për krijimin e urave të bashkëpunimit dhe realizimit të projekteve të ndryshme, të cilat do të ndikojnë rritjen e mirëqenies së banorëve të kësaj zone

SHKARKO APP