Një burrë i madh shteti – Helmut Kohl

Një burrë i madh shteti – Helmut Kohl

Vdekjen e Kancelarit gjerman me periudhën më të gjatë në post e komenton Alexander Kudascheff.

Deutschland | Portrait von Helmut Kohl im Kanzleramt (picture-alliance/NurPhoto)

Helmut Kohl-i ishte kancelari i bashkimit të Gjermanisë dhe i bashkimit të Evropës. 16 vjet ishte ai Kancelar Federal i Gjermanisë, një çerek shekulli kryetar i CDU-së – të gjitha këto flasin për një aftësi të pabesueshme për të rezistuar, një aftësi të habitshme për t’u imponuar, një dëshirë të çeliktë për pushtet, por edhe një fat demokratik në zgjedhje. Katër herë u zgjodh kancelar Helmut Kohli, një arritje politike imponuese e jetës së tij.

Si kryetar me sa duket i përjetshëm i CDU-së, ndjesia e tij për zhvillimet në radhët e veta, mosbesimi përballë rrymave kritike ishte legjendar. Megjithatë: kur në në vitin 1989 po luftonte për të mbijetuar politikisht në një kongres partie në Bremen, atë e ndihmoi hapja e Perdes së Hekurt. Dhe: Kohli e shfrytëzoi shansin që u hap për të dhe për Gjermaninë prej rënies së diktaturave komuniste. Ai shkroi histori. Ai e shfrytëzoi dritaren e shansit historik. Kohli u bë në këto muaj burrë shteti.

Pa dyshim: Helmut Kohli është kancelari i bashkimit të Gjermanisë. Ai ishte politikani, që nuk përfilli qëndrimet e lëkundura, frikërat, rezervat brenda dhe jashtë vendit – dhe synoi që prej nëntorit 1989 unitetin e Gjermanisë, të cilin e bëri realitet më 3 tetor 1990. Ai tregoi instinkt politik, historik në atë moment kur duhej ta tregonte. Me këtë për disa ai u bë Bismarck-u i shekullit të 20-të.

Helmut Kohli megjithatë nuk ishte vetëm një patriot gjerman, i cili e shfrytëzoi dhuratën e shndërrimeve historike në Lindje të Evropës. Kancelari rekord ishte edhe një evropian i bindur. Një politikan, i cili për 16 vjet dhe në takime të panumërta evropiane të nivelit të lartë ishte gjithmonë i gatshëm për ta avancuar bashkimin e Evropës. Kjo vlejti për Komunitetin e vjetër Evropian, për komunitetin e zgjeruar të Bashkimit Evropian, për perspektivat e anëtarësimit të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, perspektiva që u realizuan me zgjerimin e vitit 2004.

Helmut Kohli ishte edhe – dhe kjo i jep atij nivelin e një burri shteti evropian – bashkëthemeluesi i monedhës së përbashkët evropiane, Euro. Sepse ai – duke menduar në linja të gjera historike – e kuptoi, se vetëm një monedhë e përbashkët evropiane, heqja dorë nga Dojçmarka e fortë do të ndihmonin kapërcimin e antipative eventuale në Francë, në Britaninë e Madhe dhe në vende të tjera të BE. Një vendim i drejtë, që e bëri të pakthyeshëm unifikimin e kontinentit të vjetër.

Helmut Kohli ishte burrë shteti. Ai ishte një politikan që përfaqësonte njëkohësisht si ribashkimin e Gjermanisë, ashtu edhe bashkimin e Evropës. Një burrë me vendosmëri të madhe personale, i cili atë që e konstatonte të drejtë, edhe e arrinte. Kjo e bëri atë, pavarësisht nga shumë kritika veçanërisht në Gjermani, një politikan të respektuar dhe të vlerësuar veçanërisht në botën e jashtme.

 

Udhëtim i gjatë lamtumire për Helmut Kohl. Kancelari gjerman nderohet me një ceremoni të përmortshme në Strasburg. Pastaj trupi i Kohl me helikopter dërgohet në Ludwigshafen, më pas me anije në Speyer, ku do të varroset.

Për herë të parë në historinë e Bashkimit Europian, zhvillohet në në Strasburg, në selinë e Parlamentit Europian  ceremonia e përmortshme për një burrë shteti europian. Ish-kancelari gjerman, Helmut Kohl, i cili ndërroi jetë para dy javësh e kishte dëshiruar vetë një ceremoni të tillë.

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, një mik personal i Helmut Kohl e zhvilloi këtë ide dhe filloi menjëherë përgatitjet. Janë të ftuar mijëra vetë, qindra gazetarë raportojnë, dhe shumë televizione e transmentojnë ceremoninë drejtpërdrejt.

Varrimi në Speyer

Pas dy orësh ceremonie në sallën plenare të Parlamentit Europian,Strasburg, arkivoli me trupin e Helmut Kohl do të lëvizë me helikopter për të shkuar në Ludvigshafen, ku konvoji i automjeteve do të lëvizë nëpër rrugë, në mënyrë që qytetarët tt’i thonë lamtumirë kancelarit Kohl.

Trauerfeierlichkeiten für Altkanzler Kohl (picture alliance/dpa/S. Hoppe)Presidenti i KE, Jean-Claude Juncker

Në katedralen romane të Speyer në orën 18:00 zhvillohet ceremonia e varrimit me 1.500 të ftuar.

Tetë fjalime nga Europa

Ceremonia e përmortshme në Strasburg zhvillohet nën masa të larta sigurie. Ndryshe nga punimet plenare është bllokuar e gjithë zona përreth ndërtesës së Parlamentit Europian. Kohl nderohet nga shumë personalitete. Krahas presidentit të KE-së, Jean-Claude Juncker, e presidentit të Këshillit të BE, Donald Tusk, dhe atij të Parlamentit Europian, Antonio Trajani, për kancelarin Helmut Kohl do të flasin edhe ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, presidenti francez, Emmanuel Macron, ish-kryeministri spanjoll, Felipe Gonzalez, dhe i ftuar nga Rusia – kryeministri rus, Dmitri Medvedev.

Trauerfeierlichkeiten für Altkanzler Kohl (picture alliance/dpa/S. Hoppe)Presidenti i KE, Jean-Claude Juncker

Edhe kancelarja Merkel do të flasë në ceremoninë e nderimit të Kohl. Më parë ishte përmendur në media se pjesëmarrja e Merkelit ishte e kontestuar. E veja e Kohlit, Maike Kohl-Richter duket të ketë qenë kundër fjalimit të Merkelit. Kohl ka pasur një marrëdhënie të tensionuar me kancelaren Merkel, pasuesja e Kohlit në CDU. Në aferën e donacioneve për partinë kristiandemokrate, Merkel u distancua nga Kohli me imazh mjaft të dëmtuar. Nuk do të ketë një ceremoni shtetërore në Gjermani siç është tipike në rast vdekjeje të burrave të shtetit.

Drama pёr funeralin e Helmut Kohlit

Duke nisur qysh nga lista e referuesve nё funeral (mё 1.Korrik) e deri tek vendi i funeralit apo fijet e vjetra familjare – duket se vdekja e Helmut Kohlit po hap mё shumё plagё nё vend qё tё nderohet trashёgimia e tij.

Moment of remembrance for Helmut Kohl (DW/P. Böll)

Njё ikonё politike qё ka ndёrruar jetё, njё vejushё e re, fёmijё tё distancuar, mbrojtёs kontradiktorё dhe njё luftё pёr tё drejtёn e interpretimit dhe trashёgiminё – tё gjitha duket sikur tё kenё dalё nga pena e njё drame shekspiriane: Pёr t’i bёrё nderimet e fundit ish-kancelarit tё vdekur Helmut Kohl ka plasur grindja me shumё ngarkesё politike dhe emocionale.

Nga njёra anё ёshtё “vajza e tij”, siҁ e quante dikur Kohli – Angela Merkelin – njё marrёdhёnie, qё sot citohet shpesh, sepse ajo konsiderohet si mishёrimi i raporteve tё vёshtira mes tё dyve.

Deutschland Angela Merkel als Bundesfrauenministerin mit damaligem Bundeskanzler Helmut Kohl (picture-alliance/dpa/M. Jung)

Merkel dhe Kohl, njё marrёdhёnie e ndёrlikuar

“Kjo vajzё” –  sot kancelarja e Gjermanisё dhe kryetarja e partisё sё tij kristiandemokrate (CDU) – nuk duhet tё flasё nё ceremoninё e pёrmortshme, njoftonte revista “Der Spiegel”.

Raporti mes Merkelit dhe ish-kancelarit pas tёrheqjes sё tij nga politika nё vitin 2002 u ftoh ndjeshёm. Me fjalёn e saj nё valёn e aferёs sё donacioneve tё CDU-sё, se “me veprimet e pranuara nga Kohl ai e ka dёmtuar partinё”, nisi edhe fundi i epokёs sё Kohlit, thonё sot analistёt. Vetёm pak mё pas kёsaj Merkel mori pёrsipёr kryesinё e partisё dhe mё vonё u bё kancelarja e parё e RFGJ-sё.

Ndonёse ajo e vizitoi atё me rastin e 80 vjetorit nё vitin 2010 dhe e falёnderoi atё publikisht pёr meritat e tij, pa tё cilat “jeta e miliona njerёzve si edhe e imja deri nё 1990 nё RDGJ, do tё kishte marrё njё rrjedhё krejt tjetёr”, Kohl nuk ia fali kurrё asaj. I njohur pёr kryeneҁёsinё e tij, sipas sё vesё sё tij, ai disa herё e ka refuzuar propozimin qё Merkeli tё mbajё fjalim nё varrimin e tij.

Deuutschland Trauer Helmut Kohl Wohnhaus in Oggersheim (picture-alliance/dpa/S. Puchner)

Maike Kohl-Richter, administratorja e trashёgimisё

Nuk ka qenё ky vendimi i vetёm i Maike Kohl-Rihter qё ka tёrhequr vёmendjen e opinionit  duke folur nё emёr tё bashkёshortit tё saj lidhur me funeralin publik tё ish-kancelarit. 34 vjet mё e re se burri i saj, ajo e pat njohur Helmut Kohlin nё vitet e fundit tё qeverisjes sё tij nё zyrёn e kancelarisё.

Udhёtimi i fundit i Kohlit

Çifti u martua mё 2008 pak vjet pas vdekjes sё gruas sё parё tё Kohlit, Hannelore. Kurorёzimi u zhvillua jashtё rrethit familjar dhe me dёshmitarё sipёrmarrёsin e mediave Leo Kirch dhe ish-shefin e gazetёs Bild, Kai Diekmann. Qё pas njё aksidenti para disa vjetёsh, Kohl mbeti i lidhur pas karrikes sё invalidit dhe nuk ishte nё gjendje tё fliste. Kёsisoj nё emёr tё tij fliste bashkёshortja, e cila interpretonte dhe mbronte interesat e tij.

Kohl-Richter dhe Merkel – njёra mbrojtёse e interpretimit tё trashёgimisё sё tij politike, dhe tjetra pasuese, restauratore dhe arkitekte e njё politike, themelet e sё cilёs janё suksesi i tij mё i madh, ribashkimi.

Nё kёtё matje forcash me politikёn gjermane duket se Kohl-Richter ka humbur. Merkel lejohet nё rolin e saj si kryetare e qeverisё tё flasё nё ceremoni, nё tё cilёn do tё mbajnё fjalim edhe presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker, presidenti i Francёs Emmanuel Macron dhe ish-presidenti i SHBA-sё, Bill Clinton.

Varrim nё tokё neutrale

Edhe pёrzgjedhja e vendit tё varrimit shkaktoi habi: si i pari kancelar i Gjermanisё Kohlit, nё vend tё njё ceremonie shtetёrore tradicionale nё Gjermani, do t’i bёhen nderet e fundit mё 1 korrik pёrmes njё ceremonie europiane. Ky funeral deri mё sot unikal ka pёr qёllim tё nxjerrё nё pah meritat e tij pёr njё Europё tё bashkuar, nga ribashkimi i Gjermanisё e deri tek pёrpjekjet e tij pёr integrimin europian dhe themelimin e Unionit Monetar.

Nё vend tё varrit familjar pranё gruas sё tij tё parё tё vdekur, trupi i Kohlit pas ceremonisё sё pёrmortshme nё Strazburg do tё dёrgohet nё katedralen e Speyerit dhe do tё varroset nё varrezёn pranё saj.

Megjithatё pёrzgjedhja e Speyerit nuk ёshtё fare rastёsi, sepse ai ndodhet pranё qytetit tё tij Ludvigshafen dhe Kohl ka pasur njё raport tё mirё me katedralen. Kёtu ai u nderua me njё ceremoni tё posaҁme mё 1998 pasi u tёrhoq si kancelar.

 

SHKARKO APP